Përfaqësuesi i Francës në KS: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë
Tjera
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Përfaqësuesi i Francës në KS: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë të dalin para drejtësisë
Franca1234
09/04/2026 - 18:41
Linku u kopjua

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet kyç për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë e filloi fjalimin e tij, Përfaqësuesi i Francës në OKB, Jérôme Bonnafont në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që po mbahet sot.

Ai tha se e përbashkëta e Kosovës dhe Serbisë është e ardhmja evropiane në një mjedis paqeje dhe prosperiteti.

“Rruga drejt integrimit të vendeve është komplekse, por është në dobi të të dy popujve. Çështja është ndërtimi i shteteve që kalojnë plagët e së kaluarës dhe konsolidojnë demokracinë plurale. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të mbështetur nga dialogu i lehtësuar prej BE-së, i cili demonstron relevancën dhe efektshmërinë e tij”, tha ai.

Përfaqësuesi i Francës e përgëzoi përparimin e fundit në dialogun Kosovë-Serbi si dhe miratimin e Ligjit për të Huajt në Kosovë.

“E përgëzoj edhe zbatimin e Ligjit për të Huajt, që është arritur përmes një konsultimi me BE-në. Do të mbetemi të vëmendshëm për të siguruar zbatimin e tij të plotë, që duhet të garantohet me përfaqësuesin e BE-së dhe duke angazhuar përfaqësuesit e Serbisë në Kosovë”, u shpreh ai.

Ai nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit, si bazë për avancimin e marrëdhënieve dhe kërkoi që OKB-ja dhe UNMIK-u të luajnë rol aktiv në këtë proces.

Bonnafont tha se rivendosja e pjesëmarrjes aktive serbe në qeverisjen lokale dhe në përgjithësi në institucionet e Kosovës mbetet qenësore.

Në lidhje me sulmin në Banjskë, Franca kërkoi që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Ai konfirmoi mbështetjen për UNMIK-un, KFOR-in dhe EULEX-in, duke theksuar angazhimin për paqe afatgjatë dhe pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Franca vazhdon të mbështesë përpjekjet e UNMIK-ut në koordinim me KFOR-in dhe misionin e EULEX-it. Mandati i UNMIK-ut është i pandashëm dhe i ndërlidhur me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Franca mbështet të gjitha përpjekjet logjike për harmonizimin e misionit me masat e efektivitetit, në përputhje me mandatin e vet të plotë. Franca siguron mbështetje të plotë për paqe afatgjatë dhe pajtim mes të dyja shteteve”, tha ai.

Bonnafont shtoi se Franca ka gatishmërinë për të qëndruar e angazhuar në procesin e dialogut, duke ofruar mbështetje institucionale dhe ndërkombëtare për të siguruar stabilitet, drejtësi dhe bashkëpunim afatgjatë midis Kosovës dhe Serbisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026