Rritja e çmimeve të vezëve dhe produkteve ushqimore po rëndon gjithnjë e më shumë gjendjen ekonomike të familjeve në Kosovë. Qytetarët thonë se përballen çdo ditë me çmime të larta, ndërsa të ardhurat nuk po rriten, gjë që po e vështirëson jetesën në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas tyre, vezët dhe produktet bazike janë ushqime të domosdoshme për çdo familje, ndaj shtrenjtimi i tyre po krijon presion të madh ekonomik. Ata tregojnë se çmimet janë ngritur dukshëm, madje deri në 30 për qind, ndërkohë që rrogat dhe pensionet vazhdojnë të mbeten të pamjaftueshme për të përballuar këtë kosto shtesë.
Qytetari Tafir Gashi theksoi se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, përfshirë edhe vezët, po i rëndon dukshëm qytetarët. Ai tha se megjithatë njerëzit detyrohen t’i blejnë, pasi janë produkte të domosdoshme për çdo familje.
Sabit Makolli ka deklaruar se nuk është vërejtur asnjë përmirësim në çmimet e produkteve bazë, përkundrazi vetëm rritje. Ai theksoi se shtrenjtimi ka arritur deri në 30 për qind, gjë që po e vështirëson jetesën e qytetarëve.
Qytetari Avdyl Kuleta deklaroi se rritja e çmimeve po ndikon dukshëm te qytetarët, por sipas tij, ata nuk kanë çfarë të bëjnë përveçse t’i përballojnë këto ndryshime.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në mars 2025 nënkategoria “qumësht, djathë dhe vezë” ka shënuar një rritje prej 7,1 % në krahasim me mars 2024.
Çmimi i vezëve është ngritur edhe në Maqedoni të veriut, duke u bërë kështu 0.20 cent një vezë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.