Kriza në Lindjen e Mesme ka sjellë pasojat e saj. Karburanti për avionë (kerozina) po fillon të mungojë dhe është rritur numri i aeroporteve italiane ku ka mungesë të tij, shgkruan rainews.it.
Pa furnizime, rritet edhe pasiguria për udhëtimet e verës që po afrohet.
Sasi “të kufizuara”
Janë të disponueshme vetëm “sasi të kufizuara”, thuhet në dokument, dhe ato do të jepen vetëm për fluturime shtetërore, emergjente dhe spitalore.Aeroportet italiane pa karburant
Ditët e fundit, operatori Air BP Italia (pjesë e një gjigandi britanik të karburanteve) kishte njoftuar shpërndarje të kufizuar për fluturimet në aeroportet e Milano Linate, Venecia, Treviso dhe Bolonja.
Duhet kujtuar se Evropa importon rreth 30% të karburantit për avionë dhe disa kompani si Ryanair dhe Lufthansa kanë paralajmëruar për pasojat nëse konflikti dhe bllokimi i naftës në Gjirin Persik vazhdon deri në maj ose qershor.
Vera në rrezik
Pasiguritë për sezonin veror janë të shumta. Përveç destinacioneve të rrezikshme për shkak të konflikteve (Ukraina, Rusia, Lindja e Mesme, Sudani, Kongo, Haiti, Jemeni) ose krizave të rënda si në Kubë, shtohen edhe dyshimet për disponueshmërinë dhe koston e karburantit, transmeton ATSh.