Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i kryeqytetit të Kosovës për nder të 621- vjetorit të lindjes së heroit, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.
Organizata “Shqiptaria” dhe “Artist për artist” organizuan një ekspozitë me piktura të ndryshme për Skënderbeun.
“Tash tre vite radhazi së bashku kemi bërë këtë aktivitet kulturor në kujtim të kujtesës historike të kryeheroit tonë për të rritur kujtesën historike të popullit tonë për madhështinë e Skënderbeut. Në kuadër të festimit janë organizuar disa aktivitete.. Artistë nga të gjitha trojet ekspozojnë veprat e tyre artistike nën organizimin e artistëve për artist. Në ora 16:00 do fillojmë me koncertin festiv. Kemi edhe grupe të arbëreshëve të ftuar nga ne si organizatorë”, tha ai.
Ndërsa, Veton Gusia nga “Artist për artist” u shpreh se artistët kanë shprehur kryeheroin në mënyra të ndryshme, jo vetëm si një luftëtar.Përveç ekspozitës, sot janë organizuar aktivitete të tjera të ndryshme, parakalimi i grupeve arbëreshe dhe manifestimi tradicional.
Kujtojmë se heroi kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405.