Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vedat Muriqi në formacionin e javës në La Liga
Vedat Muriqi
Foto Arkiv
10/03/2026 - 10:34
Linku u kopjua

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po vazhdon të shkëlqejë në La Liga , duke konfirmuar formën e tij të lartë këtë sezon.

Vedat Muriqi ka shkruar histori te Mallorca, duke thyer rekordin e Samuel Eto’o për numrin më të madh të golave të shënuar brenda një sezoni. Muriqi ka arritur të shënojë 18 gola, duke e kaluar Eto’o-n që kishte 17 gola.

Në ndeshjen e javës së 27-të, Muriqi ishte sërish protagonist kundër Osasunës ,ku shënoi dy gola në ndeshjen të cilën ishullorët synonin pikë në luftën për mbijetesë në La Liga.

Ky është një tjetër sukses i një Dardani në skenën e futbollit, pikërisht para ndeshjes më të rëndësishme të Kosovës këtë vit, kundër Sllovakisë më 26 mars.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026