PSG shënon dy gola të shpejtë dhe turpëron bavarezët
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
PSG shënon dy gola të shpejtë dhe turpëron bavarezët
New Project - 2026-04-28T192234.580
28/04/2026 - 22:24
Linku u kopjua

Parizienët kanë shpërthyer totalisht brenda dy minutave, duke e çuar rezultatin në një 5:2 tronditës për Bayern Munich.

Fillimisht, në minutën e 56-të, Achraf Hakimi shërbeu mrekullueshëm për Khvicha Kvaratskhelia-n, i cili me një gjuajtje të saktë tokazi nga hyrja e zonës realizoi golin e tij të dytë personal.

Pa u marrë ende veten bavarezët, në minutën e 58-të ishte radha e Ousmane Dembele-së të dhuronte magji; pasi pranoi një pasim preciz, ai lëshoi një goditje të pandalshme që u përplas në shtyllë përpara se të përfundonte në rrjetë, duke e lënë Manuel Neuer-in thjesht një spektator të pashpresë në këtë uragan golash të PSG-së.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026