Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me polemikat mbi idenë e ndërtimit të një projekti turistik në Zvërnec, duke përdorur një ton ironik dhe kritik ndaj debatit brenda vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë një artikull nga një media greke që raporton për investime të mëdha nga marka ndërkombëtare hotelierie në Mykonos, si Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery.
Rama thekson se mbështetja e investimeve të huaja është thelbësore për zhvillimin ekonomik dhe turistik.
“Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në Shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?! Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?! Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar”, thekson Rama.Investitorë të mëdhenj po hapin hotele të reja me pesë yje dhe po zgjerohen linjat ajrore ndërkombëtare, duke përfshirë lidhje nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai. Një resort i ri, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Saëiris, pritet të hapet në maj të vitit 2027.