Vdes pas disa ditësh nga lëndimet në punë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vdes pas disa ditësh nga lëndimet në punë
04/04/2026 - 10:15
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një objekt ndërtimor në Ferizaj.

Rasti ka ndodhur më 28 mars 2026 rreth orës 13:40 në rrugën “Remzi Hoxha”, ku viktima mashkull kosovar ishte lënduar aksidentalisht gjatë punës duke pastruar në një objekt ndërtimor.

Sipas policisë, më 3 prill 2026 është raportuar se viktima, për shkak të lëndimeve të rënda, ka ndërruar jetë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026