Raportohet se ka vdekur një person në fluturimin Zvicër–Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Raportohet se ka vdekur një person në fluturimin Zvicër–Kosovë
14/06/2026 - 22:06
Linku u kopjua

Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur të dielën në një aeroplan që po fluturonte nga Zvicra drejt Kosovës, ku një person ka humbur jetën pak para aterimit në Kosovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Klan Kosova, viktima është një 34-vjeçar.

Pas ngjarjes, sipas të njëjtave burime, pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, të cilat kanë bërë tërheqjen e trupit nga aeroplani.

Më pas, autoritetet kompetente kanë konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat apo shkaqet që çuan në vdekjen e tij.

Lidhur me rastin e raportuar, KosovaPress nuk ka marrë përgjigje nga Policia e Kosovës deri në momentin e publikimit të lajmit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026