Vasfije Krasniqi: 14 prilli ma ndryshoi jetën dhe fëmijërinë
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vasfije Krasniqi: 14 prilli ma ndryshoi jetën dhe fëmijërinë
vasfije-krasniqi
14/04/2026 - 11:25
Linku u kopjua

"14 prilli për shumë prej juve është një ditë në kalendar, për mua është një ditë që ma ndryshoi jetën dhe fëmijërinë". Kështu u shpreh gruaja e parë që rrëfeu publikisht në vitin 2018 tmerrin e përjetuar gjatë luftës.

Vasfije Krasniqi në Ditën Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale ka folur pikërisht në ditën që përkon me përvjetorin e ditës së tmerrit.

Ajo tha se si 17 vjeçare e raportoi rastin pranë institucioneve të atëhershme të drejtësisë, por përjetoi padrejtësinë.

Ajo bëri thirrje që këto raste të trajtohen me prioritet duke shtuar se "shpirti im do të ketë paqe kur të ketë drejtësi".

"Ambasadorja e Guximit" ka folur në konferencën rajonale në shënim të 14 prillit me temën "Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026