Van Persie largohet nga Feyenoord
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Van Persie largohet nga Feyenoord
New Project - 2026-06-07T181009.737
07/06/2026 - 20:10
Linku u kopjua

Robin van Persie nuk do të jetë më trajner i Feyenoordit, raportojnë mediat holandeze De Telegraaf dhe Voetbal International.

Vendimi vjen pas ndryshimeve në drejtimin e klubit dhe ardhjes së drejtorit teknik të ri, Devy Rigaux.

Edhe pse Feyenoordi përfundoi në vendin e dytë dhe siguroi kualifikimin në UEFA Champions League, paraqitjet e paqëndrueshme gjatë sezonit dhe dështimet në Kupë e Evropë ndikuan në vendimin e klubit.

“Do të marrim kohën e nevojshme për të analizuar situatën para se të marrim vendime”, kishte deklaruar Rigaux javën e kaluar.

Van Persie largohet pas 58 ndeshjeve në krye të Feyenoordit, me bilanc prej 30 fitoresh, 19 barazimesh dhe 9 humbjesh.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026