​“Diçka po shkon ndryshe”: Çfarë po paralajmëron Driton Kuka për xhudon?
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​“Diçka po shkon ndryshe”: Çfarë po paralajmëron Driton Kuka për xhudon?
Kuka
18/05/2026 - 10:00
Linku u kopjua

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një mesazh reflektues pas përfundimit të kampit stërvitor të ekipit të tij në Shqipëri, duke folur për punën intensive të ekipit, por edhe për sfidat që po sjellin gjeneratat e reja.

Kuka bëri të ditur se kampi ka qenë i mbushur me stërvitje të forcës, kondicionit dhe aktivitete të tjera, derisa theksoi se në ekip është krijuar një “gërshetim gjeneratash”, ku janë ndërtuar sportistë kampionë evropianë, botërorë e olimpikë.

Megjithatë, ai ngriti shqetësimin për ndryshimet që po vëren tek të rinjtë, duke theksuar se gjeneratat e sotme komunikojnë më pak dhe kalojnë më shumë kohë në telefona, rrjete sociale dhe lojëra elektronike.

“Po punojmë më shumë se kurrë por diçka po shkon ma ndryshe”, ka shkruar Kuka, duke shtuar se metodat e punës duhet të ndryshojnë vazhdimisht, por kjo mbetet sfidë për prindërit, pedagogët dhe trajnerët.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026