Vala e të nxehtit, AUV: Kujdes në ruajtjen e ushqimeve nga momenti i blerjes e deri te konsumimi
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vala e të nxehtit, AUV: Kujdes në ruajtjen e ushqimeve nga momenti i blerjes e deri te konsumimi
ushqime
26/06/2026 - 15:54
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bëri thirrje për kujdes në ruajtjen e ushqimeve për shkak të temperaturave të larta.

AUV-i u bëri apel qytetarëve dhe të gjithë operatorëve ekonomikë që merren me ushqime.

“Në çfarëdo hallke të zinxhirit ushqimorë, prodhim, përpunim, ruajtje, transport, deponim, shpërndarje, tregtim. Bizneset e gastronomisë qe merren me përgatitjen e ushqimit, përfshirë restorantet, hotelet, sallat e dasmave, marketet, furrat, qebaptoret, fast-food-et dhe subjektet e tjera në kontakt me ushqimin të zbatojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe kushtet sipas standardeve te sigurisë ushqimore. Në veçanti tani me ngritjen e temperaturave, ruajtja e produkteve ushqimore në temperaturat e përcaktuara me etiketë të produktit. Kontrollimi i rregullt i pajisjeve ftohëse dhe ngrirëse për të siguruar ruajtje të duhur. Zbatim në përpikëri i masave të vetëkontrollit”, thuhet në njoftim.

AUV-i po ashtu kërkon nga të gjithë qytetarët konsumatorë që të tregojnë kujdes nga momenti i blerjes, transporti i produkteve deri në shtëpi, ruajtja e tyre në kuzhina e deri tek konsumimi.

“Secili produkt ushqimor i cili kërkon kushte specifike të ruajtjes, e ka të deklaruar temperaturën ruajtëse në etiketim. Produkte të ndjeshme ndaj temperaturave të larta janë produktet me prejardhje shtazore, po kujdesi duhet të ketë edhe ndaj produktet tjera të cilat e kanë të specifikuar ruajtjen në deklaracion në temperaturë të caktuar. Vetë jetëgjatësia e produktit është e lidhur me kushtet e ruajtjes”, thuhet në njoftim.

AUV-i thekson se siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët, andaj secili duhet ta ndjejë vetën përgjegjës për ruajtje të ushqimeve në secilin rast.

“Vetëm përmes respektimit të rregullave dhe kujdesit mund të parandalojmë rastet e helmimeve ushqimore dhe të mbrojmë shëndetin e konsumatorëve. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të intensifikojë kontrollet gjatë periudhës së verës për të mbikëqyrë respektimin e kërkesave ligjore dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Asnjë shkelje nuk do të tolerohet. Shëndeti publik është i varur nga siguria ushqimore, ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt!”, thuhet në njoftuimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026