Uruguai bllokohet në Meksikë për shkak të dokumenteve të avionit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Uruguai bllokohet në Meksikë për shkak të dokumenteve të avionit
Përgatitjet e kombëtares së Uruguait për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës kundër Arabisë Saudite janë përfshirë nga një kaos i vërtetë udhëtimi.
Fluturimi i tyre i planifikuar nga Meksika drejt shtetit të Floridës në SHBA u anulua dhe u shty disa herë si pasojë e problemeve me dokumentacionin e avionit, përgjegjësi kjo që zyrtarët uruguaianë ia kanë faturuar drejtpërdrejt FIFA-s.
Sipas raportimeve nga The Guardian, skuadra e Marcelo Bielsas u detyrua të presë me orë të tëra në hotel për shkak të anulimit të fluturimit të parë nga Cancún, duke mbërritur me shumë vonesë në konferencën zyrtare për shtyp në Miami. Ndërsa trajneri Bielsa u mundua ta minimizonte situatën duke thënë se fluturimi nuk shkaktoi probleme, kapiteni i skuadrës, José María Giménez, ishte më i sinqertë duke e përshkruar vonesën si "të vështirë" për lojtarët.
José María Giménez: "Kishim disa komplikime. Ishte e vështirë, por e shfrytëzuam rastin për të pushuar në hotel dhe thjesht mbërritëm më vonë këtu."
Federata Uruguaiane e Futbollit (AUF) shprehu hapur pakënaqësinë e saj, madje zyrtarët ripostuan një mesazh të vjetër të ish-sulmuesit Diego Forlán nga viti 2010 ku shkruhej:
"Kush e ka fajin???".
Ky incident i Uruguait është vetëm dëshmia e radhës e sfidave të mëdha logjistike që po sjell ky Botëror i shtrirë në tre shtete, ku probleme me vizat dhe udhëtimet kanë shfaqur edhe kombëtare të tjera si Irani dhe Gana.
KosovaPress