Ukraina raporton sulme të reja raketore nga forcat ruse
Lexohet për: 2 min.
russian-missile-strikes-in-ukraine-investigated-as-possible-war-crimes-prosecutor
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kievi ka raportuar një breshëri sulmesh me raketa ruse, duke rezultuar në ndërprerje të reja të energjisë elektrike.

Alarmet për sulm ajror që u lëshuan në të gjithë vendin dje në mbrëmje u hoqën të sot në mëngjes.

Kreu i zyrës presidenciale në Kiev, Andriy Yermak tha se raketat u lëshuan nga avionët në zonat e pushtuara nga Rusia.

“Si masë paraprake për të parandaluar dëme të mëtejshme, energjia elektrike është ndërprerë në Kiev dhe zonën përreth tij, si dhe në zonën industriale të Dnipropetrovsk dhe në rajonin e Detit të Zi të Odesës”, tha kompania e energjisë DTEK.

Të paktën dy raketa u raportuan në rajonin Khmelnytskyi në perëndim të vendit.

“Një shpërthim u dëgjua në Khmelnytskyi”, tha guvernatori ushtarak Serhiy Hamaliy në Telegram.

Menjëherë më pas, ai raportoi një shpërthim të dytë.

Guvernatori ushtarak i rajonit të Detit të Zi të Mykolaiv, Vitaliy Kim njoftoi se dy raketa kishin fluturuar mbi rajonin në perëndim të vendit.

Forcat e armatosura të Ukrainës raportuan gjithashtu se dy raketa ruse Kalibr ishin lëshuar nga anijet që i përkisnin flotës ruse të Detit të Zi. /DPA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025