U puthën live në Tik Tok, ndëshkohen sipas sheriatit me nga 21 goditje me kamxhik, publikisht
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
U puthën live në Tik Tok, ndëshkohen sipas sheriatit me nga 21 goditje me kamxhik, publikisht
ChatGPT Image Jul 2, 2026, 11_43_33 AM
02/07/2026 - 11:46
Linku u kopjua

Një indonezian 22 vjeç dhe një grua tre vjet më e vjetër se ai, ia panë sherrin një akti të puthjes që bënë mes vete, më 27 shkurt.

Ani se një gjë të tillë e bënë brenda një veture në Banda Aceh, veprimi i tyre u bë viral, pasi u transmetua live në Tik Tok.

Por, në vendin ku ata u puthën, diçka e tillë nuk lejohet.

Provinca Aceh e Indonezisë zbaton sheriatin dhe sipas rregullave të ligjit islamik, diçka e tillë është e ndaluar në publik.

Për pasojë, çifti u paraburgos dhe u mbajt prapa grilave më shumë se dy muaj.

Pas kaq kohe, autoritetet konservatore këtu ua bënë atyre gjyqin dhe i shpalli fajtorë për shkelje të ligjit islam.

Njëri dhe tjetri u dënuan me nga 21 goditje me kamxhik, secili. Në fakt, gjykata kishte shqiptuar nga 25 goditje për ta, por dënimi u ul në 21, pasi çifti kishte kaluar disa muaj në paraburgim, raporton AP, transmeton KosovaPress.

Ndëshkimi ndaj tyre u zbatuar të enjten, në një skenë në parkun Bustan-ussalatin në Banda Aceh, në prani të qindra qytetarëve.

Aceh është provinca e vetme në Indonezi që zbaton Sheriatin, një e drejtë që iu dha në vitin 2006 në kuadër të marrëveshjes së paqes për t'i dhënë fund konfliktit separatist. Që nga viti 2015, disa dispozita të këtij ligji zbatohen edhe ndaj jomyslimanëve që janë vetëm 1 për qind e banorëve këtu.

Ligji parashikon deri në 100 goditje me kamxhik për vepra që konsiderohen shkelje të moralit, përfshirë tradhtinë bashkëshortore, marrëdhëniet homoseksuale, lojërat e fatit dhe konsumimin e alkoolit.

Po të enjten, katër persona të tjerë u ndëshkuan publikisht në Aceh për lojëra të fatit online dhe tradhti bashkëshortore.

Organizata Amnesty International Indonesia e dënoi praktikën e ndëshkimit publik me kamxhik, duke e cilësuar atë si shkelje të të drejtave të njeriut dhe trajtim mizor e poshtërues, pavarësisht se Indonezia ka ratifikuar konventa ndërkombëtare kundër dënimeve çnjerëzore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026