Papa Leone XIV: Evropa po plaket dhe pandemia e vetmisë po rritet
Bota
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Papa Leone XIV: Evropa po plaket dhe pandemia e vetmisë po rritet
PAPA
25/05/2026 - 12:12
Linku u kopjua

Çështja demografike e Evropës është një sfidë urgjente me implikime praktike për miliona njerëz dhe familjet e tyre në atë që po bëhet Kontinenti i Vjetër, jo më për shkak të historisë së tij të lavdishme, por për shkak të moshës së tij, tha sot papa Leona XIV në një audiencë me anëtarë të Parlamentit Evropian për Demografinë.

“Problemet që rrjedhin nga rritja zero e popullsisë janë të shumta dhe komplekse, dhe përfshijnë, jo më pak të rëndësishme, pandeminë e vetmisë. Për më tepër, të dhënat demografike nuk janë statistika të thjeshta. Ato flasin për atësinë, amësinë dhe fëmijët. Dhe fëmijët janë e ardhmja”, theksoi papa Leone XIV, i cili vuri në dukje gjithashtu “refuzimin e frymëzimit të krishterë të etërve themelues të institucioneve evropiane”, i cili “ka çuar në një periudhë steriliteti drastik”.

“Si rezultat, shpesh e gjejmë veten përballë deklaratave kontradiktore nga politika, në dukje miqësore, ndaj familjes që njëkohësisht promovojnë diskriminimin ndaj amësisë, lartësojnë abortin si një të drejtë dhe minojnë vetë themelet e dëshirës për të formuar një familje”, shtoi papa duke komentuar se “për fat të mirë, ka përjashtime”.

“Sfida demografike përfaqëson një moment vendimtar për të ardhmen antropologjike, sociale dhe ekonomike të Evropës dhe familja është shkolla e parë dhe e pazëvendësueshme e jetës shoqërore dhe bazohet në martesën midis një burri dhe një gruaje, një realitet që bashkon dimensionet personale dhe publike”, theksoi ai, shkruan ANSA.

“Vetëm një pranverë e re për familjen mund ta transformojë të ftohtin e dimrit të popullatave tona në plakje”, përfundoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026