Disa nga qytetarët e Prishtinës këtë të diel vendosën ta kalojnë në Parkun e Gërmisë. Ndonëse ishte një ditë vikendi, ata nuk hezituan t'i shprehnin ankesat e pakënaqësitë për zhvillimet e fundit politike në vend.
Sami Bërbatovci mendon se në këtë mes duhet të bëhet një zgjidhje kombëtare dhe gjithsesi të evitohen zgjedhjet.
Sipas Brahim Mustafës, kemi shumë halle tjera përveç politikës. Ai iu bën thirrje liderëve politikë t'i lënë inatet mes tyre dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët.
Ndërkohë, Enver Halimi ka një kandidate të preferuar për presidente e që sipas tij, ajo e meriton këtë post.Derisa, Mirsad Gashi vlerëson se kjo është zvarritje e procesit dhe bllokim i shtetit.
Gjatë kohëve të fundit, në vend ka pasur polemika të shumta mes partive politike për zgjedhjen e presidentit, derisa kanë mbetur edhe dy ditë afat kushtetues për zgjedhjen e shefit të shtetit.