U arrestua kosovari Liridon Fetahu, kërkohej në tërë Evropën për vrasje me pagesë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
U arrestua kosovari Liridon Fetahu, kërkohej në tërë Evropën për vrasje me pagesë
foto 2222345
23/03/2026 - 14:56
Linku u kopjua

Policia e Kosovës arrestoi një prej personave më të kërkuar në Evropë, Liridon Fetahu, i cili figuronte në listën “EU Most Wanted”.
Ai u arrestua sot në lagjen Veternik të Prishtinës, nën dyshimet për vrasje të kryera në Danimarkë.

Bazuar edhe në të dhënat e publikuara nga Europol, ai akuzohet për vrasje dhe lëndim të rëndë trupor, vepra këto që dyshohet se janë kryer si pjesë e vrasjeve me pagesë.

Fotoja e tij ishte publikuar në platformën zyrtare të personave më të kërkuar në Evropë, ku jepeshin detaje për moshën e tij (27-vjeçar) dhe rrezikshmërinë që paraqiste.

Policia konfirmoi se arrestimi është rezultat i një pune intensive operative në terren nga njësia e specializuar për kapjen e personave të arratisur.

“Sot, më 23.03.2026, në Prishtinë, Policia e Kosovës, përkatësisht njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me njësitë e rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ka realizuar me sukses arrestimin e një shtetasi të huaj të kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, Fetahu po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të tipit “Red Notice”, të lëshuar nga autoritetet e Danimarkës.

“Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026