Turneu i padelit miks në qifte u mbajt në Padel Arena
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Turneu i padelit miks në qifte u mbajt në Padel Arena
aa2baa5d-3a69-49fb-98af-e09aad98dd5c
16/06/2026 - 11:10
Linku u kopjua

Turneu miks në çifte (Doubles Mixed), i organizuar nga Federata e Padelit e Kosovës në bashkëpunim me Padel Arena, është zhvilluar me sukses në ambientet e Padel Arena, duke mbledhur tetë çifte garuese.

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe, ndërsa dy çiftet më të mira nga secili grup siguruan kualifikimin në fazën play-off, ku u zhvilluan përballje konkurruese deri në finalen e turneut.

Vendin e parë e fituan Viola Peja dhe Mal Rezniqi, të cilët në finale mposhtën Albina Maloku dhe Jeton Metën. Ndërkohë, vendi i tretë i takoi Edon Ymerit dhe Artea Bajrit, që triumfuan ndaj Agim Kekës dhe Edonisa Alushit në ndeshjen për pozitën e tretë.

Ky ishte turneu i dytë i organizuar në Padel Arena nga Federata e Padelit e Kosovës, pas Kupës së Pavarësisë të zhvilluar më 17 shkurt, e cila kishte mbledhur 24 ekipe pjesëmarrëse. Organizatorët synojnë që përmes aktiviteteve të tilla të vazhdojnë promovimin dhe zhvillimin e padelit në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026