Trump - letër Osmanit: Vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump - letër Osmanit: Vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
Donald Trump 19
Foto Arkiv
21/04/2026 - 10:10
Linku u kopjua

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka vlerësuar rolin e Kosovës në përfundimin  e luftërave, dhe këtë e ka bërë në letrën e falënderimit dërguar ish-presidentes Vjosa Osmani, me rastin e përfundimit të mandatit të saj.

Në letrën që mban datën 8 prill, e të cilën Osmani e ka publikuar sot (e martë), Trump ka nënvizuar se Kosova ka luajtur një rol të rëndësishëm në nismat për paqe dhe stabilitet.

“Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore - veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë”, thuhet në letër.

Përmes kësaj letre, Trump ka vlerësuar edhe rolin e ish-presidentes Osmani, duke e cilësuar si të guximshëm dhe vendimtar në shërbim të qytetarëve të Kosovës.

Me këtë rast, ajo ka thënë se mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.

“Falënderoj presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Trump e ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin e ngushtë gjatë periudhës së mandatit, duke vënë në theks përfshirjen e Kosovës për përfundimin e konflikteve dhe promovimin e lirisë dhe mirëqenies.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026