Edi Rama - Serbisë: Nuk ka diçka që quhet “Kosova dhe Metohia”, ekziston Republika e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Edi Rama - Serbisë: Nuk ka diçka që quhet “Kosova dhe Metohia”, ekziston Republika e Kosovës
Edi Rama- kryeministri i Shqiperise- arkiv-ilustrim
15/07/2026 - 09:27
Linku u kopjua

Serbia mban përgjegjësinë kryesore për situatën e krijuar në dialogun me Kosovën, ka deklaruar në një intervistë për Euroneës Serbia, kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama. Derisa ka potencuar se Serbia nuk është e gatshme ta pranojë realitetin se “nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, por vetëm Republika e Kosovës”.

“Serbia është më përgjegjësja për situatën që kemi në dialog, sepse nuk është e gatshme ta pranojë realitetin, ndërsa realiteti ka ndryshuar. Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës”, ka thënë Rama, transmeton KosovaPress.

I pyetur për faktin se pesë vende të Bashkimit Evropian ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, kryeministri shqiptar u përgjigj se pesë nga 27 shtete përbëjnë një numër të vogël dhe tregojnë se shumica dërrmuese e ka pranuar realitetin.

“Këtu nuk bëhet fjalë për dobësi, por për pranimin e faktit se realiteti ka ndryshuar. Ashtu si të gjithë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë gjetën rrugën e tyre dhe u bënë të pavarur, edhe shqiptarët kishin të drejtën për vetëvendosje. Natyrisht, kjo duhet të shoqërohet me bashkëpunim të mirë dhe marrëdhënie harmonike me pakicat. Sot shqiptarët nuk janë më pakicë në Serbi, ndërsa serbët janë pakicë në Kosovë”, ka thënë Rama.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026