Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë, përgjigjja do të jetë shumëfish më e rëndë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Trump kërcënon Iranin: Për çdo ushtar amerikan të vrarë, përgjigjja do të jetë shumëfish më e rëndë
Foto Arkiv
20/07/2026 - 19:30
Linku u kopjua
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se çdo vrasje e një ushtari amerikan do të pasohet me një përgjigje shumëfish më të rëndë.
Përmes një postimi nw rrjete sociale, Trump bëri të ditur se kjo direktivë u është përcjellë drejtuesve më të lartë të ushtrisë amerikane.
“Sa herë që Irani vret një amerikan, ata do të paguajnë shumëfish për atë vrasje! Kjo direktivë është përcjellë e Sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, Kryetarit të Shtabit të Përbashkët, Daniel Caine, dhe çdo Udhëheqësi në Ushtri”, shkruan Trump.
Ai tha se urdhri i është përcjellë sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, kryetarit të Shtabit të Përbashkët, Daniel Caine, si dhe të gjithë udhëheqësve të ushtrisë amerikane.
Deklarata e presidentit amerikan përbën një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Teheranit dhe sinjalizon mundësinë e një reagimi të ashpër ushtarak në rast të sulmeve ndaj forcave amerikane.