Trump: Bizneset amerikane janë të gatshme të investojnë në Mal të Zi
Ballkani
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump: Bizneset amerikane janë të gatshme të investojnë në Mal të Zi
trump mali i zi
13/07/2026 - 15:09
Linku u kopjua

Presidenti amerikan Donald Trump është kujdesur që në urimin dërguar homologut të tij nga Mali i Zi, Jakov Milatov, me rastin e 13 Korrikut, Ditës së Shtetësisë së këtij vendi, të fusë edhe “dëshira” për bashkëpunim ekonomik.

Shefi i Shtëpisë së bardhë ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me Malin e Zi në shumë projekte të kësaj fushe.

“Sektori privat i Shteteve të Bashkuara, nxitësi më dinamik në botë i investimeve, rritjes dhe inovacionit, është në pozitë ideale që me Malin e Zi të bashkëpunojë në projekte në fushat e infrastrukturës, energjisë, sigurisë dhe teknologjisë”, ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, mes tjerash, në urimin drejtuar presidentit malazez,Milatoviq, me rastin e 13 Korrikut – Ditës së Shtetësisë së Malit të Zi.

Presidenti amerikan shtoi se pret që partneriteti mes dy vendeve të zgjerohet në vitet e ardhshme, duke veçuar rëndësinë e marrëveshjes së fundit ndërqeveritare.

Në urimin e tij, Trump theksoi se Dita e Shtetësisë është një mundësi për të shënuar miqësinë e qëndrueshme mes SHBA-së dhe Malit të Zi, të ndërtuar, sic tha, gjatë më shumë se 120 vjetëve të marrëdhënieve diplomatike.

“Kjo është një lidhje që është forcuar edhe më tej që kur Mali i Zi, pak më shumë se dy dekada më parë, rivendosi pavarësinë e tij”, raportin Vijesti, përcjellë KosovaPress.

Trump vlerësoi gjithashtu aleancën mes dy vendeve në ruajtjen e sigurisë rajonale dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike.

“Jemi krenarë që qëndrojmë përkrah Malit të Zi, aleatit tonë”, tha Trump, duke u uruar qytetarëve të Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026