Trepça skuadër favorite për titullin kampion në basketboll
Lexohet për: 2 min.
pamje-basket-210924
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Fundjavën e kaluar ka nisur edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll me xhiron e parë që solli duele mjaftë interesante, derisa lufta për titullin e kampionit pritet që të jetë e paparashikueshme deri në fund të kampionatit.

Megjithatë, analistë dhe ish-basketbollistë e shohin skuadrën e Trepçës si kandidatin kryesor për t’u shpallur kampion.

Ish-basketbollisti Edmond Azemi konsideron se Trepça ka përbërjen më të mirë të lojtarëve, andaj është një hapa para rivalëve të saj.

“Duhet pasur parasysh që Trepça ka lojtarët vendor më të mirë. E kanë Drilon Hajrizin, Mikael Tmusiç, Erion Kastratin, Dardan Kapiti, janë katër lojtarë kryesor të Përfaqësueses së Kosovës dhe besoj që çdo ekip kur ka këta lojtarë me kalibër shumë të madh, që janë lojtarët kryesor të përfaqësueses, është shumë lehtë edhe të shpallet kampion. Ajo çfarë i duhet është një shtytje nga lojtarët e huaj dhe unë besoj që Trepça prapë se prapë kur e shikoni rosterin ekipin momentalisht më të mirë”, ka thënë Azemi.

Se Trepça ka mundësitë për ta mbrojtur epitetin e më të mirit të Kosovës në basketboll e thotë edhe ish-basketbollisti nga Mitrovica, Artan Mehmeti.

Mehmeti nuk përjashton mundësinë që në këtë kampionat që ketë skuadra që mund të befasojnë.

E sa i përket objektivave të Vëllaznimit, drejtori i kësaj skuadre, Ideal Bakija, ka thënë për KosovaPress, se ata synojnë në jenë në top katërshen e Superligës.

Ndryshe, në xhiron e parë ndeshjet i fituan Ylli, Vëllaznimi dhe Prizreni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025