Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve, i rremë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve, i rremë
Ka rezultuar i rremë alarmi për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se nuk u gjet asgjë e dyshimtë.
“Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, tha Pllana për KosovaPress.
Policia, alarmin për mjet shpërthyes në stacion e kishin pranuar rreth orës 08:00 të mëngjesit, ku menjëherë i kishin ndermarrë të gjitha masat e sigurisë, duke evakuuar qytetarët në një perimetër të caktuar.
Kjo nuk është hera e parë që një alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve del të jetë i rremë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.