Tragjedi në Itali, humb jetën 19-vjeçari nga Ramjani i Vitisë në ditëlindjen e tij
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tragjedi në Itali, humb jetën 19-vjeçari nga Ramjani i Vitisë në ditëlindjen e tij
aksident TRAFIKU1234
Foto Ilustruese
25/07/2026 - 13:22
Linku u kopjua

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Ramjan të Vitisë, pasi 19-vjeçari Dion Emerllahu ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku në Itali.

Sipas njoftimit të këshillit të fshatit Ramjan, familja Emerllahu ishte nisur më 21 korrik nga Franca drejt vendlindjes së tyre në Ramjan për pushime. Dioni po udhëtonte me një automjet të veçantë, ndërsa prindërit e tij me një tjetër.

Aksidenti ndodhi pranë Milanos, ku automjeti që drejtonte 19-vjeçari u përplas me një automjet tjetër. Pas aksidentit ai u dërgua në një spital pranë Milanos, ku u trajtua për disa ditë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Sipas familjarëve dhe bashkëfshatarëve, Dion Emerllahu ndërroi jetë më 24 korrik 2026, pikërisht në ditën kur mbushte 19 vjeç. Ai po vinte në Kosovë për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen.

Këshilli i fshatit Ramjan i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Emerllahu dhe ka bërë të ditur se për kohën e ceremonisë së varrimit do të njoftojë në vazhdim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026