Grumbullim i mbështetësve të Listës Serbe në veri, Elek u bën thirrje qytetarëve të votojnë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Grumbullim i mbështetësve të Listës Serbe në veri, Elek u bën thirrje qytetarëve të votojnë
Lista Serbe
07/06/2026 - 10:16
Linku u kopjua

Drejtues të Listës Serbe dhe qytetarë të tjerë serbë edhe në këto zgjedhje janë grumbulluar në veri të Mitrovicës dhe kanë vazhduar drejt kutive të votimit, duke mos respektuar ligjin dhe rregullat për zgjedhje.

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Pas votimit, ai tha se pret që dita e zgjedhjeve të kalojë në një atmosferë të qetë dhe demokratike, pa parregullsi, teksa theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje.

"Pres që kjo ditë të kalojë në një atmosferë të qetë e demokratike, pa asnjë parregullsi, dhe shfrytëzoj këtë rast t'u bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, të drejtën e votës, që sot të votojnë dhe të zgjedhin ata që do t'i përfaqësojnë nesër në parlament”- tha Elek.

Ai gjithashtu uroi që procesi zgjedhor të zhvillohet pa probleme dhe në frymë demokratike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026