Tonali transferohet te klubi londinez për 100 milionë eurosh
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tonali transferohet te klubi londinez për 100 milionë eurosh
New Project - 2026-07-06T155447.276
06/07/2026 - 15:55
Linku u kopjua

Tottenhami ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali nga Newcastle United në një marrëveshje rekord për klubin, e cila mund të arrijë vlerën e 100 milionë funtesh.

Spurs do të paguajnë fillimisht 92.5 milionë funte, ndërsa 7.5 milionët e mbetura do të varen nga bonuset e lidhura me kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur erdha sot në klub, ndjesia ishte fantastike," tha Tonali.

"Flitej për katër ose pesë klube, por për mua ishte vetëm një. Bisedova me trajnerin për gati dy orë dhe e kuptova menjëherë se duhej të firmosja për Tottenhamin. Kam luajtur kundër tyre dhe atmosfera ka qenë gjithmonë e jashtëzakonshme," shtoi ai.

26-vjeçari largohet nga Newcastle pas 110 ndeshjeve dhe pasi ndihmoi klubin të fitonte Kupën e Ligës, trofeun e parë vendas pas 70 vitesh.

Me këtë transferim, Tottenhami vazhdon investimet e mëdha gjatë kësaj vere, pasi më herët afroi edhe Jan Paul van Hecke, ndërsa Andy Robertson, Marcos Senesi dhe Martin Dubravka iu bashkuan ekipit si lojtarë të lirë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026