Togeri i Policisë Bojan Jevtiq nën akuzë për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Togeri i Policisë Bojan Jevtiq nën akuzë për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje
Bojan-Jevtiq-7023968079872034-696x392
08/05/2026 - 14:55
Linku u kopjua

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet B.J., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas aktakuzës, B.J., në cilësinë e zyrtarit policor me gradën toger, dyshohet se nga një periudhë kohore e pacaktuar deri më 17 korrik 2025, në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe ua ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë dokumente zyrtare të klasifikuara.

Prokuroria pretendon se dokumentet e dërguara kanë qenë të lidhura me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente të drejtësisë, ndërsa ndaj të pandehurit rëndojnë dyshime serioze për cenim të sigurisë shtetërore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026