TKOB rikthen në skenë "Karnavalet e Korçës", Inva Mula regjisore
Lexohet për: 1 min.
ob
1 vit më parë
Linku u kopjua

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Shqipëri do të ngjisë kësaj radhe në skenë një vepër të njohur shqiptare. Pas 45 vitesh rikthen operetën e famshme të kompozitorit  të ndjerë Avni Mula, “Karnavalet e Korçës”. E sigurisht me vënien në skenë të kësaj vepre, kemi edhe një tjetër rikthim në Opera, atë të bijës, artistes Inva Mula, e cila këtë herë nuk na shfaqet si soprano, por tej skenës si regjisore.

Nga ana tjetër, rikthimi me veprën e të atit, është sa emocion, aq edhe përgjegjegjësi.

I gjithë publiku artdashës do të shijojë gjallërinë e Karnavaleve, linjën e bukur të dashurisë, "pazaret e krushqisë" dhe shëmbëllimin e familjeve borgjeze korçare. Kostumografia e Elva Bellës do të krijojë atmosferën e familjeve borgjeze të viteve ’30, imazhet grafike të skenografisë e gjejnë inspirimin po në Korçë, te fotografi Gjon Mili.

Ky produksion do të interpretohet nga Solistët, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, për 4 netë radhazi, duke filluar nga data 25-28 Shkurt./RTSh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025