Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos, Laura fiton të bronztën
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos, Laura fiton të bronztën
Lauraa
16/06/2025 - 18:39
Linku u kopjua

Laura Fazliu ka shkëlqyer sërish në arenën botërore të xhudos, duke fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest. Kjo është medalja e dytë e saj radhazi në këtë nivel, pasi edhe vitin e kaluar kishte fituar medalje bronzi.

Në kategorinë deri në 63 kilogramë, Laura tregoi formë të shkëlqyer gjatë gjithë ditës. Në luftën e parë, ajo mposhti me dominim të plotë rivalen nga Kosta Rika, Sofia Gadelha. Më pas, në ndeshjen e dytë, e kaloi me sukses italianen Carlotta Avanzato, me një hedhje të bukur për Ippon në minutën e fundit.

Në çerekfinale u përball me kampionen braziliane Rafaela Silva. Ndonëse dha gjithçka, Laura u ndal nga xhudistja me përvojë, duke e humbur mundësinë për finalen e madhe. Por ajo nuk u dorëzua – në repesazh tregoi karakter dhe siguruaroi medaljen e bronztë për Kosovën.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në këtë kampionat, pas suksesit të Distria Krasniqit, e cila fitoi medaljen e argjendtë duke e konfirmuar Kosovën si një forcë serioze në xhudon botërore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026