Vetëm pak ditë para përfundimit të Kupës së Botës, emocionet janë në kulm. Katër kombëtare kanë mbetur në garë për trofeun më të madh në futboll: Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina.
Në sondazhin e realizuar nga “KosovaPress Sport” në Facebook, ndjekësit kanë dhënë mendimet e tyre për skuadrën që besojnë se do të shpallet kampione.
Franca, zgjedhja numër një e tifozëve
“Les Bleus” kanë marrë përkrahjen më të madhe në sondazh me 43% të votave. Shumë komentues besojnë se Franca është skuadra më e kompletuar e turneut, falë kualitetit individual, fuqisë në çdo repart dhe përvojës në ndeshje të mëdha.Një tjetër komentues theksoi: “Franca është ekipi më i fortë, ka më shumë kualitet dhe guxim në fushë”.
Disa tifozë besojnë se forma e treguar deri tani e vendos Francën një hap para rivalëve.
Anglia, shpresa për fundin e pritjes 60-vjeçare
“Anglia i ka mesfushorët më të mirë në botë dhe sulmin e ka super”, ishte një nga komentet që argumentonte pse Tre Luanët mund ta fitojnë Kupën.
“Besoj se Anglia se ka edhe 60 vjetorin e kupës së saj, por edhe funksionon më mirë deri tani” ka shkruar një koment duke theksuar se përvjetori i kupës së vjetër “Jules Rimet” e fituar në vitin 1966 do të krijojë domethënie të madhe për anglezët.
Anglia do të luajë gjysmëfinalen kundër Argjentinës më 15 korrik.
Spanja mund të ketë marrë më pak vota me 16%, por tifozët që e përkrahin besojnë te loja kolektive, organizimi dhe talenti i brezit të ri.
“Spanja mund të shënojë me çdo lojtar”, ishte një nga argumentet e komentuesve që e shohin si një skuadër të rrezikshme deri në fund.Komentet pro Spanjës lidhen kryesisht me organizimin, teknikën dhe faktin se shumë lojtarë mund të bëhen vendimtarë.
Shumë komentues shpresojnë që kapiteni argjentinas ta mbyllë këtë epokë me një tjetër sukses të madh në skenën botërore.
Megjithatë, një pjesë e tifozëve mendojnë se këtë herë skuadrat evropiane kanë treguar më shumë forcë.
Sondazhi ka treguar qartë preferencat e tifozëve, por përgjigjja përfundimtare do të jepet në fushë më 19 korrik, kur do të mësohet kampioni i ri i botës.