23 vjeçari gjendet pa shenja jete në Podujevë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
23 vjeçari gjendet pa shenja jete në Podujevë
Një person është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete në Podujevë, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Në trupin e viktimës janë vërejtur plagë në fytyrë, për të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Sipas Policisë, rasti është raportuar dje pasdite gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, në afërsi të viktimës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë), një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishek, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës, si dhe një palë syze të dëmtuara.
Po ashtu, është gjetur edhe një armë tjetër që dyshohet të jetë jo funksionale, si dhe 11 fishekë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.