Ndërsa orët numërojnë mbrapsht drejt vërshëllimës fillestare në "Fadil Vokrri", sheshi "Zahir Pajaziti" është shndërruar në një mozaik ngjyrash dhe emocionesh.
Mes flamujve blu dhe të kuq, tifozët e të dyja kampeve ndajnë të njëjtin mendim: Sonte nuk është thjesht një lojë, është një përballje titanësh.
"Është një ndeshje shumë e vështirë, Kosova është shumë e rrezikshme me lojtarë si Muriqi, Asllani e Rashica," u shpreh një tifoz turk, i cili parashikon një fitore 2-0 për Turqinë falë klasit të Hakan Calhanoglu dhe Arda Guler
Një tjetër mbështetës turk theksoi lidhjen e ngushtë mes dy vendeve: "Kosova e meriton kualifikimin, jemi vende miqësore. Po të mundesha, do ta merrja Vedat Muriqin në ekipin tonë, e njohim mirë nga koha te Fenerbahçe.""Spe po e ndij as ftohtin edhe po uroj shumë, besoj fuqimisht që kemi me fitu, 3 me 1 kena me fitu," u shpreh Berbatovci me bindje. "E dimë cilësinë e Turqisë, por e dimë që edhe shpirtin e madh që e kena na.Miliona shqiptarë në botë i kanë sytë te dardanët tanë sonte."
Ai gjithashtu vuri në dukje mikpritjen e jashtëzakonshme në kryeqytet, duke siguruar se: "Nuk mendoj se sot ka me pasë fishkëllima ndaj himnit turk, fansat turq janë mirëpritur shumë mirë prej neve."