Stërvitje në Kroaci, mijëra ushtarë të shteteve të NATO-s, merr pjesë edhe FSK-ja
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Stërvitje në Kroaci, mijëra ushtarë të shteteve të NATO-s, merr pjesë edhe FSK-ja
Maqqwdodnci
01/07/2026 - 17:22
Linku u kopjua

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, mori pjesë në një ushtrim të përbashkët ushtarak në Kroaci,  ku morën pjesë mijëra ushtarë kroatë dhe nga vende të ndryshme të NATO-s.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bëri të ditur se me ftesë të shtetit kroat ka ndjekur sot nga afër  këtë ushtrim të përbashkët ushtarak.

“Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë. Gjatë gjithë stërvitjes, pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere”, shkroi Maqedonci.

Stërvitja “Combat Power 26”, e zhvilluar në poligonin ushtarak të Slunjit, zgjati 11 ditë dhe u realizua në terrene sfiduese dhe në kushte të temperaturave të larta. Gjatë ushtrimeve u demonstruan operacione të integruara luftarake ajrore dhe tokësore, duke simuluar skenarë luftarakë për mposhtjen e forcave armike dhe duke vënë në pah nivelin e lartë të koordinimit ndërmjet forcave pjesëmarrëse.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026