Themelohet grupi punues për trajtimin e qenve endacak në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
komuna e prishtines
2 vite më parë
Linku u kopjua

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas themelimit të task-forcës si grup i brendshëm komunal, sot u themelua edhe grupi punues për trajtimin e qenve endacak në Komunën e Prishtinës me akterë nga brenda dhe jashtë strukturave komunale.

Grupi Punues përbëhet nga Komuna e Prishtinës – kryesuesi; Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) – anëtar; Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) – anëtar; Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) – anëtar; Oda e Veterinerëve të Kosovës (OVK) – anëtar; Policia e Kosovës (PK) – anëtar; Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve (FDK), si ombrellë e koordinuar me shoqatat tjera – anëtar dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

“Komuna e Prishtinës ka zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit të qenve endacak, të cilat do të inkorporohen në strategjinë kombëtare. MAPL është caktuar si pikë fokusi për hartimin e strategjisë dhe rregullores ligjore e financiare, aspekt ky shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi. Kryetari Rama është i vendosur që problemi i qenve endacak të trajtohet me seriozitet në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë akterët pjesëmarrës, nivelin qendror dhe të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025