Si fëmijë i mërgimtarit, Mulaj i bën thirrje mërgatës së shenjtë për të votuar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Besim Mulaj i ka bërë thirrje mërgatës që të votojnë në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt.
Mulaj tha se mërgata është forca që ka mbajtur gjallë shpresën e kombit.
“Tani, është koha që fuqia juaj të ndihet më shumë se kurrë. Duke votuar, ju bëheni pjesë e vendimeve që formësojnë atdheun tonë, pjesë e një ndryshimi që na bashkon të gjithëve. Vota juaj nuk është vetëm një akt, është një thirrje për shpresë, për besim dhe për progres. Mërgata është zemra e ndryshimit dhe besimit! Pa ju, nuk mund të ketë ndryshim. Pa besimin tuaj, nuk mund të ketë përparim”, ka shkruar Mulaj.
Mulaj ka kërkuar nga mërgata ti tregojë botës se ne janë bashkë, pavarësisht largësisë.
“Sot, atdheu ju thërret – jo vetëm për të qenë pjesë e tij, por për ta udhëhequr drejt një të ardhme më të mirë. Bëni zgjedhjen tuaj, dërgoni mesazhin tuaj! Nga sot e tutje, mërgata voton! Vota juaj është shpresa jonë. Besimi juaj është forca jonë. Le të jemi bashkë në këtë udhëtim drejt një Kosove më të mirë, drejt një kombi që lulëzon me forcën dhe dashurinë tuaj! Votoni për Dr. Lumir Abdixhikun me nr. 01 dhe Dr. Sci. Besim Mulaj me nr. 79! Pa besim s'ka ndryshim – votoni LDK me nr. 124, votoni për një të ardhme me vizion dhe shpresë! Sot, bëhuni pjesë e ndryshimit. Jepni fuqinë e votës tuaj për LDK-në dhe për ata që luftojnë për një të ardhme që na bën të gjithëve krenarë!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.