Edhe pas gati dy vitesh, qytetarëve të Skenderajt ende nuk u janë kompensuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut. Si derë e parë e qytetarëve, që nga shkurti i vitit 2023, ata i drejtohen komunës me ankesa për t’i përcjellur ato te niveli qendror. Përveç kësaj, kjo komunë, e udhëhequr nga opozita, vlerëson se është diskriminuar sa i përket shpërndarjes buxhetore dhe të projekteve.
Kështu thotë kryetari i Skenderajt, Fadil Nura në një intervistë për KosovaPress, derisa nënvizon se “mbështetja qeveritare ka qenë zero gjatë këtij mandati”.
Nura për KosovaPress tregon se qeveria nuk ka bërë asnjë hap në funksionalizimin e rrugës me katër korsi Komoran-Klinë e Epërme.
I pari i Skenderajt, Fadil Nura pret që Partia Demokratike e Kosovës të del e para në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.Përveç këtyre, si projektet më të rëndësishme për vitin 2025, Nura përmendi vazhdimin e ndërtimit të banesave sociale dhe trajtimin e ujërave të zeza.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...