Gazeta “The New York Times”, pas lajmit paralajmërues një ditë para finales së ‘Play-off’ për kualifikim në Kupën e Botës 2026, që Kombëtarja e Kosovës e humbi të martën mbrëma nga Turqia në stadiumin “Fadil Vokrri”, i ka kushtuar një tjetër shkrim Kosovës për atmosferën në Prishtinë dhe ka analizuar lojën historike të “Dardanëve” pas pranimit në UEFA e FIFA në 2016.
Gazeta e njohur amerikane, megjithatë vlerëson se pavarësisht thyerjes së zemrave të djelmoshave dardanë, pas disfatës ku patën rastë për të shënuar, Kosova do të ngrihet përsëri për shkak të cilësisë që ka ajo dhe përkrahjes së madhe të tifozëve.
“Filloi me një shpërthim, ose më saktë me dhjetëra shpërthime, përmes dy breshërive fishekzjarrësh të fuqishme që të hapnin veshin, të cilët ndriçuan errësirën kur u hodhën pranë hotelit të Turqisë në orën 1 të mëngjesit natën para ndeshjes” – shkruan “The New York Times”.
Ndërkohë, gazeta shkroi edhe për “thyerjen e zemrës së nikoqirëve”, por sa të mirë ishin Yildiz e Guler, duke iu referuar kështu Kenan Yildizit lojtarit të Juventusit si dhe Arda Gulerit të Real Madridit, ndër yjet më të mëdhenjë të Turqisë.Më tutje u shkrua për përballjen futbollistike madhështore Kosovë - Turqi se si përgatitjet filluan që herët në mëngjes, tek sheshi qendror i emëruar në kuadër të komandatit, dëshmor i UÇK-së.
“Deri në orën 8 të mëngjesit, punëtorët po përgatitnin sheshin qendror Zahir Pajaziti, i cili mban emrin e një komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një ekran gjigant televiziv u ngrit për mijëra mbështetës që nuk do të gjenin një vend në stadiumin Fadil Vokrri me kapacitet prej 13,000 vendesh” – shkruan gazeta njujorkeze.
Në fund, gazeta e njohur amerikane përfundoi shkrimin duke treguar për performancën e Kombëtarës së Kosovës, se si goditja e Asllanit rriti shpresat tek tifozët, duke i krahasuar brohorimat e tifozëve në atë çast të cilat ishin më të larta se fishekzjarrët e hershëm.
Në fund njujorkezja humbjen e Kosovës ndaj Turqisë, e cilësoi si “një natë zemërthyerje”, pasi që pati një rikthim të vonë por që nuk i’a doli të triumfonte.
“Megjithatë, sa më shumë që loja zgjaste, aq më shumë Turqia filloi të dominonte. Pati një rikthim të vonë që rriti shkurtimisht shpresat lokale, por nuk ishte e destinuar të ndodhte. Kosova do të kthehet, por kjo ishte një natë zemërthyerjeje në Prishtinë” – përfundoi “The New York Times”.
KosovaPress