Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Tërhiqet nga boksi Amarildo Bakaj në moshën 26-vjeçare
image (17)
16/04/2026 - 15:10
Linku u kopjua

Boksieri i njohur shqiptar, Amarildo Bakaj, ka tronditur opinionin sportiv duke njoftuar tërheqjen e parakohshme nga ringu në moshën 26-vjeçare.

Përmes një reagimi prekës në rrjetet sociale, të raportuar nga Vox, Bakaj ka shpjeguar se ky vendim vjen si pasojë e "lodhjes shpirtërore" dhe mungesës së mbështetjes financiare në vendin tonë.

Ai theksoi se besnikëria ndaj identitetit kombëtar dhe refuzimi për të ndryshuar imazhin e tij patriotik për kontrata të huaja, i kanë mbyllur shumë dyer në arenën ndërkombëtare.

Në mesazhin e tij lamtumirës në Instagram, Bakaj hodhi dritë mbi vështirësitë e sportistëve shqiptarë karshi kolegëve në SHBA apo Angli.

"Jam 26 vjeç, në moshën më të mirë për boks, por shpirti im është i lodhur, nuk mundem më. Më duhet ta pranoj, kam lindur në vendin e gabuar," u shpreh ai me keqardhje.

Boksieri gjithashtu kritikoi mungesën e sponsorizimeve dhe pengesat që i janë bërë gjatë karrierës, duke përfunduar:

"I imi ka qenë faji që u prezantova si patriot me zemër... promotorët e huaj më thoshin 'mos hyr në ring i veshur kështu, mos fol shqip'."

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026