Sigal Prishtina ndan rrugët me basketbollistin Deondre Burns
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sigal Prishtina ndan rrugët me basketbollistin Deondre Burns
Deondre Burns (1)
07/04/2026 - 13:52
Linku u kopjua

Klubi i basketbollit, Sigal Prishtina përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar që me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistin Deondre Burns.

“Falënderojmë Burns për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë angazhimit të tij me fanellën bardhekaltër dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës” – shkroi klubi i Sigal Prishtinës.

Deondre Burns luajti me statistika impresive prej 18 pikëve, 3.6 asistimeve e 52.3% saktësi nga loja e hapur. Burns është rikthyer tek ish-skuadra Keravnos në Qipro, derisa klubi dhe lojtari ndanë rrugët vetëm një javë para përfundimit të edicionit të rregullt.

Sigal Prishtina ndeshjen e ardhshme e luan kundër Trepçës, më 8 prill, nga ora 19:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026