Tentuan të shesin parcela të huaja, arrestohen tre veta në Mitrovicë të Veriut
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tentuan të shesin parcela të huaja, arrestohen tre veta në Mitrovicë të Veriut
arretimi polivia
16/07/2026 - 08:55
Linku u kopjua

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, të mërkurën, nën dyshimin se kanë tentuar të pajisen me autorizim për shitblerjen e disa parcelave qw nuk ishin tw tyre, duke përdorur dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas Policisë, tre të dyshuarit, shtetas të Kosovës, dyshohet se kanë tentuar të marrin autorizim te një noter për shitjen e pronave pa dijeninë e pronarit legjitim.

Me autorizim të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente që lidhen me rastin. Ndërkaq, nga i dyshuari tjetër janë sekuestruar një veturë dhe një telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026