Tentoi ta vriste me thikë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Tentoi ta vriste me thikë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
PROKURORIA-MITROVICE1234
19/07/2026 - 12:48
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.R., i cili dyshohet për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas një komunikate të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i dyshuari më 18 korrik dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin me inicialet B.M., duke e goditur me thikë në kokë, në pjesën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari është arrestuar më 18 korrik dhe, me vendim të prokurorit, ndodhet në ndalim, ndërsa Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026