Të mërkurën në “Bill Clinton” zhvillohet finalja e parë e hendbollit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Të mërkurën në “Bill Clinton” zhvillohet finalja e parë e hendbollit
Të mërkurën vazhdon gara për titull të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Finalja e parë e play off-it do të zhvillohet mes Kastriotit dhe Rahovecit, në palestrën “Bill Clinton”, ku skuadra e cila shënon tri fitore shpallet kampion.
Kastrioti e përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e parë, ndërsa në gjysmëfinale të garave shtesë e eliminoi pas dy ndeshjeve skuadrën e Vëllaznimit. Rahoveci, kampioni i edicionit të kaluar, në stinorin e rregullt ishte i dyti, derisa në gjysmëfinale, me dy ndeshje e eliminoi Besa Famgasin.
Ndërkohë, Kastrioti e ka fituar Kupën e Kosovës dhe do ta ketë përkrahjen e shikuesve në ndeshjen e parë, të tretë dhe eventualisht në ndeshjen e pestë finale. Ndeshja e dytë, eventualisht ndeshja e katërt, do të luhen në Rahovec.
Ndeshja mes Kastriotit dhe Rahovecit, do të zhvillohet më 20 maj, nga ora 20:00.
KosovaPress