​Mesazh për vazhdimësi nga Prishtina, dy prej lojtarëve kyç firmosin deri në 2029
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Mesazh për vazhdimësi nga Prishtina, dy prej lojtarëve kyç firmosin deri në 2029
Prishtina
15/06/2026 - 09:05
Linku u kopjua

FC Prishtina ka dhënë një sinjal të qartë për ambiciet dhe vazhdimësinë e projektit sportiv, duke siguruar që dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, Mario Ilievski dhe Dren Zeqiri, të mbeten pjesë e klubit deri në vitin 2029.

Klubi bardhekaltër njoftoi se ka vazhduar bashkëpunimin me sulmuesin Mario Ilievski edhe për tri vite të tjera. Futbollisti 24-vjeçar ishte një nga figurat kryesore të ekipit në sezonin e kaluar, duke realizuar 13 gola dhe pesë asistime në të gjitha garat. Ai u mbyll edicionin si golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe asistuesi i dytë më i suksesshëm.

Aktualisht, Ilievski po rikuperohet nga lëndimi i pësuar në fund të sezonit të kaluar, ndërsa në klub shpresojnë në rikthimin e tij sa më të shpejtë për të vazhduar kontributin në repartin ofensiv.

Ndërkohë, kontratën e ka rinovuar edhe mesfushori Dren Zeqiri, i cili gjithashtu do të jetë pjesë e Prishtinës deri në vitin 2029. Pas një sezoni debutues shumë të suksesshëm, 22-vjeçari u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Zeqiri zhvilloi 28 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe tre asistime. Përveç shifrave, ai u dallua për angazhimin dhe ndikimin në mesfushë, duke qenë një ndër futbollistët me kilometrat më të shumtë të përshkuar në Superligën e Kosovës.

Me rinovimin e kontratave të Ilievskit dhe Zeqirit, Prishtina po dëshmon se synon të ruajë bërthamën e skuadrës dhe lojtarët që kanë bartur peshën kryesore të ekipit, duke ndërtuar mbi një bazë të qëndrueshme për sezonet e ardhshme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026