Fotoja familjare, dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Fotoja familjare, dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara
Foto familjare 08
08/07/2026 - 13:28
Linku u kopjua

Samiti i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, i organizuar për herë të parë nga Turqia pas 22 vitesh, ka hyrë në ditën e tij vendimtare. Nën mikpritjen e presidentit turk, Rexhep Tajib Erdogan, liderët e vendeve anëtare do të zhvillojnë sot seancën kryesore, ku pritet të diskutohen çështje kyçe për sigurinë globale dhe të ardhmen e Aleancës.

Sipas programit zyrtar, liderët fillimisht kanë bërë foton familjare, ndërsa 15 minuta më vonë nis seanca plenare me pjesëmarrjen e presidentit Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Në përfundim të takimeve, Rutte pritet të mbajë një konferencë për shtyp, ndërsa edhe liderë të tjerë do të dalin me deklarata mbi vendimet dhe diskutimet e zhvilluara.

I pranishëm në samit është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka ndarë pamjet në rrjetin social Facebook.

Në fokus të samitit janë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, forcimi i kapaciteteve të industrisë ushtarake, përgjegjësia e Evropës për sigurinë dhe drejtimi i ardhshëm strategjik i NATO-s. Gjithashtu, liderët do të diskutojnë zhvillimet e fundit në Iran, marrëdhëniet transatlantike, praninë ushtarake amerikane në Evropë dhe udhërrëfyesin e ri të Aleancës.

Samiti në Ankara konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e NATO-s, pasi ka mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare, së bashku me liderë të ftuar, rreth 100 ministra dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Dita e parë e samitit u karakterizua nga një axhendë intensive diplomatike. Presidenti Erdoğan zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me liderë të ndryshëm, ndërsa një nga momentet më të rëndësishme ishte vizita e presidentit amerikan Donald Trump në Ankara dhe takimi i tij me homologun turk. Aktivitetet e ditës së parë u mbyllën me një pritje dhe darkë shtetërore të organizuar nga Presidenti Erdoğan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026