Anëtari i Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), Elmir Huremoviq ka vlerësuar punën për më shumë se dy dekada të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress. Sipas tij, prania e KosovaPress-it në rrjetin e agjencive më të madha botërore është meritore.
Në shënimin e 25-vjetorit, ku po marrin pjesë ambasadorë, përfaqësues të qeverisë, e mediave më të mëdha në Ballkan e Evropë, ai tha se KosovaPress duhet të gëzojë mbështetje.
Ai ka përgëzuar KosovaPress-in për punën e bërë gjatë më shumë se dy dekadave dhe shënimin e një çerekshekulli të punës.
Ndryshe, nesër Agjencia e Lajmeve KosovaPress do të jetë nikoqire e konferencës ndërkombëtare "Kufijtë e Lirisë së Fjalës", për nder të 25-vjetorit të themelimit të saj.
Drejtori i AP-së: E jashtëzakonshme të shohim arritjet e KosovaPress-it ndër vite • KosovaPress
Enkas për këtë konferencë, nga Kievi vjen edhe Nataliya Kostina, shefe e Departamentit për Marrëdhënieve me Jashtë në Agjencinë Ukrainase të Lajmeve Ukrinform.
Paneli i parë do të fokusohet në sfidat bashkëkohore me të cilat përballen agjencitë e lajmeve dhe mediat në këtë periudhë të ndryshimeve të mëdha globale.
Ky panel do të shqyrtojë çështje kritike si dezinformimi, përparimet teknologjike, rreziqet e sigurisë për gazetarët dhe qëndrueshmërinë financiare të agjencive të lajmeve në peizazhin e botës bashkëkohore mediatike.
Në panelin e dytë, folës do te jenë presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymeri, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror.
Konferenca mbahet duke filluar nga ora 10:00, në hotel “Emerald”, Prishtinë.
EANA - The European Alliance of News Agencies (newsalliance.org)