Inspektime arsimore në shkolla të Serbisë, u organizuan tubime mbështetëse për mësuesit
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
foto
10 orë më parë
Linku u kopjua

Edhe sot në disa shkolla në Serbi nuk do të ketë mësim, ndërsa disa orë do të shkurtohen në 30 minuta. Është e vështirë të përcaktohet se sa shkolla në Serbi kanë filluar gjysmëvjetorin e dytë dje, sepse sindikatat dhe ministria e Arsimit po paraqesin të dhëna diametralisht të kundërta. Sipas të dhënave nga Sindikata e Pavarur e punëtoreve arsimorë të Serbisë, më shumë se 50 për qind e shkollave në vend kanë pezulluar punën dje. Forumi i shkollave të mesme të Beogradit njoftoi se nuk kishte mësim  në 90 përqind të shkollave të mesme në Beograd, shkruan N1.

Presidenti i Serbisë pohon nga Davosi se 77 për qind e shkollave kanë punuar rregullisht dhe paralajmëron se sot do të kthehen në shkollë edhe më shumë nxënës.

Kryeministri Millosh Vuçeviq pretendon se mësimi është mbajtur në më shumë se 80 për qind të shkollave dhe ka paralajmëruar për sot inspektim arsimor në shkollat që kanë ndërprerë mësimin. Inspektorati kishte vizituar tashmë disa shkolla gjatë paradites, por nuk mundi të hynte në disa sepse mësuesit dhe nxënësit kishin bllokuar shkollat.

Sot në disa qytete të Serbisë është mbajtur aksioni përkujtimor i quajtur “15 minuta heshtje”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025