Krasniqi në 25-vjetorin e themelimit të KosovaPress-it: Ky përvjetor po shënohet me shumë marrëveshje ndërkombëtare
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

“25-vjetori i KosovaPress-it po shënohet me shumë marrëveshje ndërkombëtare”, deklaroi presidenti i Agjencisë së Lajmeve, Skender Krasniqi. Në shënimin e çerekshekullit të KosovaPress-it, Krasniqi foli për sfidat, punën, bashkëpunimet dhe anëtarësimet në agjencitë e lajmeve të Evropës dhe Ballkanit. Ai para pjesëmarrësve tha se me anëtarësimin në rrjetin e agjencive më të mëdha, ABNA-SE dhe EANA, agjencisë së pavarur dhe Kosovës iu hapen dyer shumë më të mëdha.

“Bëje çdo ditë të domosdoshmen - dil në punë, bëje punën e përditshme” dhe “të mundshmen - kur t’i përfundosh këto shiko çka mund të bëni më shumë”, këto janë dy motot që sipas Krasniqit, KosovaPress ka arritur të shënojë suksese deri më tani.

Periudha e pasluftës, mbijetesa, stabilizimi dhe rritja e zhvillimit në nivel regjional e botëror, janë disa nga sfidat që përmendi presidenti i KosovaPress-it, Skender Krasniqi. 

Teksa falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e klientët për punën e jashtëzakonshme për më shumë se dy dekada, Krasniqi tha se KosovaPress ka arritur të ruaj pavarësinë mediale.

Para ambasadorëve, e përfaqësuesve të mediave nga vende të ndryshme, ai theksoi se KosovaPress po kontribuon në informimin real të botës mbi Kosovën dhe rreth saj.

Më tej, Krasniqi përmendi edhe anëtarësimin e KosovaPress-it në rrjetin e Agjencive të Lajmeve të Ballkanit ABNA-SE dhe të Evropës-EANA në shtator të vitit 2022.

Nga viti 2018, Agjencia e Lajmeve KosovaPress, siç tha Krasniqi, po udhëhiqet nga dy gra të suksesshme, Suzana Hashani-Rakovica e Merita Gashi.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress do të jetë nikoqire edhe e konferencës ndërkombëtare "Kufijtë e Lirisë së Fjalës", për nder të 25-vjetorit të themelimit të saj, e cila mbahet të enjten në Prishtinë.

Kjo konferencë do të bashkojë në kryeqytetin tonë më shumë se 20 agjenci botërore të lajmeve nga e gjithë Evropa dhe Ballkani. Anëtarët e rrjetit më të madh evropian të agjencive të lajmeve EANA (www.newsalliance.org) si dhe atij të Evropës juglindore ABNA SE (www.abnase.com), rrjete këto ku KosovaPress-i është anëtar, do të jenë të pranishme në këtë aktivitet. /Sh.Pajaziti.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024